Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku për shkak të një infarkti ka ndërruar jetë mësuesi 55-vjeçar Alban Bejleri. Xhaxhai i tij është shprehur se Albani ishte një njeri i veçantë, punëtor dhe besimtar. Xhaxhai, Besim Bejleri, tregon se mësuesi bënte rreth 7 kilometra rrugë për të shkuar në punë vetëm për dy nxënës, ndërsa u bën thirrje politikanëve që personat e sëmurë duhet të punojnë pranë familjes.