Për një javë në Berlin po mbahet Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”. Babylon Berlin, në zemër të kryeqytetit gjerman, foli shqip, duke shfaqur për publikun ndërkombëtar 20 filma shqiptarë, nga klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, deri te krijimet më të fundit të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër.