Tre ditë pas tragjedisë së rëndë, ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, banorët e Vaut të Dejës dhe familjarët e viktimave kanë zhvilluar një protestë përpara qendrës shëndetësore. Motra e Sokol Prekës akuzon se viktimat nuk kanë marrë në kohë ndihmën e nevojshme, pasi autoambulanca e Vaut të Dejës ka qenë jashtë funksionit atë natë.