Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngriti shqetësimin për mos marrje informacioni në lidhje me ndarjen nga jeta të një të paraburgosuri javën e shkuar. Vëzhguesit tanë, thotë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes të Enver Shehit 59 vjeç, i cili, mbahej në paraburgimin 313 në Tiranë. Kjo qasje e autoriteteve thotë Komiteti Shqiptarë i Helsinkit, krijon një ambient tkurrës për mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut.