Top Channel/ Vdekja e 81-vjeçarit! 2 mln lekë në çorape leshi, gjendet çekiçi i autorit
15/01/2025 18:23

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Qafë Mollë të Tiranës. Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta. Pas hetimeve, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjeç, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimën i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen. Në fazë operacionale janë përfshirë Specialistet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, Komisariatit të Policisë nr.7, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i shtetasit Isuf Hasa për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Top Channel/ Dhuna nuk ndalet, protestuesit arrijnë të hyjnë në Ministrinë e Financave
15/10 20:36
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske në zonën e Tajvanit
15/10 20:33
Top Channel/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, gurë e presion uji
15/10 20:30
Top Channel/ Protestues të shpërndarë, gurë dhe vazo të rrëzuara në Bulevard
15/10 20:24
Top Channel/ Përshkallëzon protesta në Tiranë, sulmohen ministritë dhe përplasje me policinë
15/10 20:21
Top Channel/ Kaos në Tiranë, revoltë dhe përplasje! Të rinjtë përplasen me policinë në rrugë
15/10 20:19
Top Channel/ Fishekzjarrë jo vetëm për festat e fundvitit! Protestuesit i hedhin lëndë piroteknike policisë
15/10 20:18
Top News – Peleshi thirrje për përmbajtje/ Kreu i Kuvendit- Dhuna, dëm i madh për të gjithë ne
15/10 20:16
Top Channel/Qeveria apel për ndaljen e dhunës,Koçiu e Peleshi:Të rinjtë të mos përdoren politikisht!
15/10 20:05
Top Channel/ Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje! Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti
15/10 19:59
Top Channel/ Pamje dramatike brenda Ministrisë së Arsimit! Gjithçka e shkatërruar nëpër zyra
15/10 19:58
Top Channel/ Kioska nën flakë, pranë saj edhe pemë, shtohet rreziku i përhapjes së zjarrit
15/10 19:57
Top Channel/ Kaos në Tiranë, revoltë dhe përplasje! Protesta nisi te Ministria e Arsimit
15/10 19:55
Top Channel/ Berisha ultimatum për Ramën: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, jo të Çausheskut!
15/10 19:49
Top Channel/ Policia gardh te Kryeministria, i moshuari ballafaqohet i nervozuar: Goxha burra…
15/10 19:46
Top Channel/ Policia tenton të largojë protestuesit, hidhet gurë drejt tyre, blutë i përgjigjen
15/10 19:44
Top Channel/ Hita: Dhuna, me organizatorë! U rekrutuan persona për sulmet ndaj institucioneve
15/10 19:43
Top Channel/ Dy policë të plagosur rëndë, shpërthejnë protestat në Shkodër, Durrës e gjithë qytetet
15/10 19:40
Top Channel/ Në grup dhe të shpërndarë kudo, protestuesit shkatërrojnë bizneset në Bulevardin e Ri
15/10 19:37
Top News-‘Pas maskave, individë të rekrutuar’/ Kryepolici Hita: Dhuna nuk do të tolerohet!
15/10 19:33