Top Channel/ Vazhdon zjarri në Shpirag, flakët i afrohen Paftal, ushtria dhe zjarrfikësit në terren
26/07/2025 11:27
Zjarri në zonën e Shpiragut mbetet ende aktiv dhe po avancon me shpejtësi drejt fshatit Paftal. Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave shumë të larta, flakët po përhapen me intensitet, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pronat.