Vatikani i feston këtë vit Krishtlindjet me ndryshimin e vetëm se këtë radhë, kremtimet drejtohen nga Papa Leoni XIV, megjithatë traditat për vizitorët dhe besimtarët në qendrën e Kishës Katolike mbeten të njëjtat. Festimet në Selinë e Shenjtë nisin gjithmonë me ndriçimin zyrtar të pemës së Krishtlindjes dhe zbulimin e grazhdit të Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit, që sivjet u bë në 15 dhjetor.