Një vatër e re zjarri është konstatuar në zonën e Kallmit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barishte. Për momentin nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo personave, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e tij në zona të tjera.