Top Channel/ Varreza gjigante e bombolave të gazit trazon banorët e periferisë meksikane
11/04/2022 22:50

Mijëra bombola të zbrazura gazi qëndrojnë jashtë në një ish-rafineri pranë kryeqytetit të Meksikës, duke krijuar një erë të rëndë që trazon prej kohësh banorët e kësaj zone. Shumë prej tyre shqetësohen se gazi i lëngshëm do të rrjedhë nga bombolat dhe do të shpërthejë ose nga rrjedhja të dëmtohet shëndeti i banorëve të zonës. Thuajse çdo mbrëmje Cesar Rivera dhe gruaja e tij dalin nga apartamenti pasi era bëhet e padurueshme, thotë 37 vjeçari për rrjetin AFP. "Era bëhet e fortë natën, është sikur të mos kesh fikur mirë soben e gazit. Administratorët na kanë kërkuar të mos pijmë duhan apo të mos përdorim sobën kur era është e fortë”. Në pamjet nga ajëri shihet varreza gjigante e bombolave të gazit në perëndim të kryeqytetit, e rrethuar nga zona rezidenciale. Dikur këtu ishte rafineria shtetërore e naftës ndërsa tani është kthyer në varrezën e mijëra bombolave shumëngjyrëshe të gazit. Rivera shton se ai dhe gruaja vuanin prej muajsh prej erës, por vetëm kohët e fundit e kuptuan burimin e saj. Gazi i lëngshëm përbëhet kryesisht nga butan e propan, dhe nuk ka erë, por ajo shtohet nga prodhuesit me qëllim detektimin e tij.

Top Channel/ BE-SHBA, akord për tarifa 15% / Ekspertët: Europa gjeti mënyrën të zbusë Trumpin
23/07 23:05
Top Channel/Aksident tragjik në Itali, avioni përplaset dhe digjet në mes të autostradës!”
23/07 21:41
Top Channel/ Anglia trondit kriminelët, dhjetëra të sanksionuar, mes tyre një shqiptar
23/07 19:37
Top Channel/ Samiti BE-Kinë! Pritet një takim i tensionuar i Von Der leyen me liderët
23/07 19:33
Top News – Epstein në dasmën e Trump / Zbulohen foto dhe video, dritë e re mbi lidhjen
23/07 17:43
Top News – Patriotët gjermanë në Ukrainë / Berlini kërkon garanci nga SHBA para transferimit
23/07 17:43
Top News – Ndahet nga jeta këngëtari legjendar / Ozzy Osbourne, vokalisti i ‘Black Sabbath’
23/07 13:03
Top News-Një dekadë mashtrim me mikrokreditë.SPAK mbyll hetimet për skemën që zhvati qindra qytetarëProkuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e kërkesës për gjykim ndaj Arben Meskutit dhe 15 personave të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të mashtrimit me mikrokreditë. Meskuti, që dyshohet si ideatori dhe kreu i këtij grupi kriminal akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentave dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar.Për mashtrim me pasoja të rënda akuzohen edhe 14 të akuzuarit e tjerë në këtë dosje. Këta persona dhe katër shoqëri të ofrimit të kredive dhe zyra përmbarimore, sipas prokurorisë së posaçme kanë vepruar si një entitet i vetëm.
23/07 13:02
Top News –40 Eurofighter Typhoon në Turqi / Gjermania i thotë ‘po’ Erdoganit, miraton dorëzimin
23/07 12:33
Top Channel/ Trump i ul tarifat Japonisë: Arritëm marrëveshje. Do investojnë 550 mln dollarë në SHBA
23/07 12:26
Top News- Kriza humanitare në Gaza/ Merz nën presion për qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit
23/07 09:32
Top Channel/ Turqia kërcënon Izraelin: Do ndërhyjmë nëse ndahet Siria
22/07 23:15
Top News- Trump drejt Pekinit?/ Vizitë e mundshme mes tensioneve tregtare SHBA-Kinë
22/07 23:00
Top News- Lufta kundër korrupsionit në Ukrainë/ Ligji i ri dobëson pavarësinë e dy institucioneve
22/07 22:00
Top Channel/ Britania “luftë” trafikantëve, masa të reja ndëshkuese edhe kompanive të gomoneve
22/07 20:00
Top Channel/ OKB: Gaza, është ferri mbi tokë! Mbi 1 mijë të vrarë duke marrë ushqime, reagon edhe BE
22/07 19:58
Top News- Rritet kriza humanitare në Gaza/ 33 viktima nga kequshqyerja në 48 orët e fundit
22/07 19:31
Top News – Shmang përplasjen me bombarduesin B-52 / Avoni i pasagjerëve bën ‘manovra agresive’
22/07 17:39
Top Channel/ Zelensky, takim me Putinin? Nesër raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës
22/07 15:07
Top News – 24 shtete kundër Izraelit: ‘Ndalo luftën në Gaza, konflikti është tmerrues’
22/07 14:58