Top Channel/ Varianti i ri, BE ndalon udhëtimet: “Duhet frenuar përhapja”!
26/11/2021 17:49

Pas Mbretërisë së Bashkuar, edhe vendet e BE-së vendosën me urgjencë të ndalojnë udhëtimet drejt Afrikës së Jugut, ku po përhapet me shpejtësi varianti i ri tejet i transmetueshëm i koronavirusit, i përshkruar nga ekspertët si më frikësuesi deri tani. Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Austria, Belgjika, Malta dhe Republika Ceke e njoftuan menjëherë bllokimin e udhëtimeve me këtë rajon. Por ndërkohë as kjo masë duket nuk ishte aq e shpejtë sa duhet: autoritetet belge konfirmuan se një rast i këtij varianti është zbuluar tashmë në vend. Izraeli gjithashtu ka identifikuar një rast infektimi me atë që për momentin njihet si B.1.1.529. Konsiderohet se ky variant ka pësuar numrin më të madh të mutacioneve nga të gjitha të tjerat. Këto janë ditët e para të identifikimit të tij. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se është duke e monitoruar këtë variant dhe për këtë arsye do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar se çfarë nënkupton kjo situatë për pandeminë dhe vaksinat. “Jemi të shqetësuar për shkak të mutacioneve dhe ndikimit që mund të ketë ai”, deklaroi zyrtarja e saj, Maria Van Kerkhove. OBSH thotë sakaq se është shumë vonë për të parandaluar një valë të re të sëmundjes në Europë. Parashikimet e zymta të saj janë që deri në mars, 700 mijë vetë të humbin jetën në kontinentin e vjetër.

Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56