Temperaturat e larta theksojnë problematikat e shëndetit mendor duke shtuar numrin e personave që kërkojë ndihmë mjekësore. Kryesisht periudhën e të nxehtit e përjetojnë me vështirësi të shtuara personat që kanë probleme me ankthin. Të gjitha kapacitetet në spitalin psikiatrik të Elbasanit janë të ezauruara ndërkohë ndërkohë ndër këshillat e mjekëve, shumë i rëndësishëm është suporti i familjarëve.