Top Channel/ Vapa përvëluese troket më herët këtë vit në Evropë, zjarre në Qipro e Antalia
14/06/2024 18:18

Temperaturat rekord dhe ngjarjet ekstreme të motit anembanë globit gjatë ditëve të fundit parashikojnë një tjetër verë të zjarrtë. Termometri shënoi 40 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Greqisë qendrore dhe jugore këtë javë, duke detyruar vendet arkeologjike të jenë të mbyllura nga mesdita deri në orën 17:00, raporton Associated Press. Edhe verën e kaluar, për shkak të vapës, Akropoli, vendi turistik më i njohur i Greqisë, u mbyll. Por, këtë javë, meteorologët thonë se kjo ishte vala më e hershme e të nxehtit e regjistruar në historinë greke dhe temperaturat në rritje i kanë bërë zyrtarët në gatishmëri të lartë për zjarre të mundshme. Në Qipro, një nga destinacionet më me diell të Evropës, një valë zjarresh të lidhura me nxehtësinë ka shpërthyer pranë Paphos. Ishulli tërheq shumë turistë çdo verë, të etur për të eksploruar rrënojat romake të Qipros dhe plazhet e bukura. Më në veri, një fshat pushimesh në Antalia të Turqisë u përfshi nga flakët pasi temperaturat kaluan 39 gradë. Ndërkohë, shirat e rrëmbyeshëm në disa pjesë të Spanjës shkatërruan të korrat dhe ndaluan disa fluturime në ishullin popullor turistik të Mallorca. Sipas meteorologëve, korriku dhe gushti, do të sjellin në të gjithë kontinentin ngrohjen më të shpejtë në botë. Por rreziqet e krizës klimatike nuk i kanë penguar njerëzit të dynden në vende turistike si Itali, Kroaci dhe Greqi, shtete që u goditën nga I ncehti përvëlues në verën e vitit 2023. Vera e nxehtë nuk është një problem unik për Evropën. SHBA-ja pritet të përfshihet gjithashtu nga temperatura kërcënuese për jetën në ditët në vijim

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54