E sotmja është një ndër ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura qëe pritet të shkojnë 43 gradë Celsius në mesditë. Në qytetin bregdetar të Durrësit, një pjesë e madhe e qytetarëve dhe turistëve i janë drejtuar plazhit. Por disa të tjerë, kryesisht turist të huaj janë organizuar në grupe, të drejtuar nga guidat për të vizituar monumentet kulturore dhe historike të qytetit.