212 vdekje janë regjistruar në Spanjë që nga dita e dielë si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës. Ky bilanc vjen nga sistemi i monitorimit MoMo, i cili mbledh statistikat ditore të jetëve të humbura dhe llogarit ndryshimet e vdekshmërisë duke i krahasuar me nivelet e parashikueshme bazuar në të dhënat historike.