Top Channel/ Vance bën paralajmërimin e fortë për Rusinë: Po kërkoni shumë!
07/05/2025 22:20

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër shtetit fqinj mund të mos arrihet pa një format të tillë të negociatave. Në deklaratat e bëra më 7 maj, Vance tha se Rusia “po kërkon shumë”, por po ashtu sugjeroi se Ukraina nuk duhet të fiksohet në idenë e një armëpushimi 30-ditor. Ai tha se dallimet janë të mëdha, por shtoi se është optimist se ka gjasa për përfundimin e luftës. “Nuk është e nevojshme të pajtoheni me arsyetimin rus për luftën, por duhet të kuptoni prej nga vjen ky arsyetim – t’i shtyjmë ata të flasin për atë që kërkojnë për t’i dhënë fund luftës”, tha Vance, duke shtuar se “Rusët po kërkojnë një sërë gjërash dhe ne mendojmë se po kërkojnë shumë”. “Hapi që duhet të ndërmarrim tani është që Rusia dhe Ukraina të fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Mendojmë se ndoshta është e pamundur të ndërmjetësojmë plotësisht të gjithë procesin pa pasur të paktën disa negociata të drejtpërdrejta”, shtoi numri dy i Shtwpisw sw Bardhw. Deklaratat e Vance u bënë pas sulmeve të mëdha me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, që u kryen në prag të përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore më 8 dhe 9 maj. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Uashingtoni mund të heqë dorë nga përpjekjet për të arritur paqe, nëse nuk arrihet së shpejti përparim.

Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30