Instituti i njohur gjerman për sëmundjet infektive "Robert Koch Institut" njoftoi me shqetësim në raportin e tij të fundit se që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Ekspertët e tij flasin për një valë gripi e thonë se viruse të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.