Vaksinimi në vendin tonë është shtrirë që nga 1 nëntori tek moshat mbi 16 vjeç, me miratimin e prindërve. Madje Komiteti Teknik I Ekspertëve ftoi edhe fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç të vaksinohen, nëse vuajnë nga sëmundje që prekin sistemin imunitar. Ajo që vihet re është se personat mbi 60 vjeç e kanë përkrahur vaksinën e tretë, ndërsa të rinjtë dhe prindër vazhdojnë të ngurrojnë.