Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara, duke filluar nga stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Përveç këtyre kategorive, vaksinën me detyrim do ta bëjnë edhe punonjësit e administratës, policët, farmacistët dhe laborantët. Shtatori është gjithashtu muaji i vaksinimit të hapur për popullatën e vendit tonë.