Alerti i i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se lija e majmunit po shtohet dhe pritet të ketë rritje të mëtejshme, ka bërë që edhe në Shqipëri të merren masa ndonëse rrisku sipas ekspertëve është i vogël. Këtë të hënë është mbledhur komiteti i imunzimit dhe kanë vendosur që në rast se do të diagnostikohet rasti i parë, do t’u injektohet vaksina e varioles kontakteve të aferta dhe peronelit mjekësor që do të trajtojë rastet e prekura.