Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur sot dyshimeve se vaksinat kineze, që kanë mbërritur në vendin tonë para disa muajsh u ka kaluar afati i përdorimit. Nga Shkodra, ku ishte për një vizitë në kuadër të ndërgjegjësimit për kancerin e gruas, Manastirliu tha për mediet se “të gjitha vaksinat që po qarkullojnë në vendin tonë janë të kontrolluara dhe të sigurta”.