Vaksinimi për herë të parë i vajzave 13 vjeçe ndaj HPV ,virusit që shkakton kancerin e qafës së mitrës ka pasur interes nga prindërit sidomos në Tiranë, ku kërkohet të vaksinohen edhe vajzat 14 ,15 apo 16 vjeç. “Ndryshe nga vaksina e Covid apo vaksina të tjera ka interes të prindërve , madje kërkojnë ta bëjnë edhe për vajzat 14 vjeç”, tha mjekja Sonila Brati.