Top Channel/Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë: Do e prodhojmë edhe…
21/10/2025 21:38

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale kundër kancerit, Enteromix e cila është e zhvilluar në Rusi. Ministri për Bashkëpunim Ekonomik, deklaroi se vaksina, e zhvilluar nga Qendra për Kërkime Mjekësore dhe Radiologjike në Moskë, do të jetë e “personalizuar” dhe e lehtë për t’u prodhuar në Evropë falë përdorimit të inteligjencës artificiale. Sipas ministrit, do të duhen vetëm shtatë ditë për të kombinuar materialin gjenetik të pacientit me indin tumoral dhe për të ndërhyrë në trajtimin e metastazave të shkaktuara nga melanoma ose kanceri i zorrës së trashë. Kjo nismë vjen si rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Një delegacion rus ka vizituar tashmë Beogradin për të inspektuar ambientet spitalore, dhe është krijuar një grup i përbashkët pune. Deri në fund të vitit, një ekip mjekësh serbë, përfshirë onkologë, mikrobiologë dhe specialistë të sëmundjeve infektive do të udhëtojë drejt Moskës për të ndjekur trajnime dhe për të marrë pjesë në fazat klinike në institutet Gamaleya dhe Gertsen. Dozat e para pritet të prodhohen në Spitalin Torlak në Beograd, me planet për administrim që nga viti 2026. Vaksina nuk do të jetë vetëm për pacientët vendas, por edhe për ata nga vende të tjera evropiane. Kjo iniciativë përbën një kapitull të ri në atë që shumë e quajnë “diplomaci vaksinash”, një strategji e ngjashme me atë që Rusia përdori gjatë pandemisë së COVID-19. Në atë kohë, para se vaksinat perëndimore si Pfizer dhe AstraZeneca të bëheshin të disponueshme, mijëra qytetarë evropianë udhëtonin drejt Beogradit për t’u vaksinuar me Sputnik V, vaksina ruse që u promovua si “antidoti revolucionar”. Megjithatë, përpjekjet për prodhimin masiv të vaksinës ruse në Serbi u penguan nga reagimet e ashpra ndërkombëtare, presioni i industrisë farmaceutike perëndimore dhe implikimet politike. Si pasojë, Beogradi u detyrua të kufizojë prodhimin dhe shpërndarjen vetëm në disa vende afrikane. Enteromix nuk është një vaksinë parandaluese, por një trajtim eksperimental që synon reduktimin e masës tumorale nëpërmjet injektimit të katër viruseve të padëmshme. Sipas studiuesve rusë, këto viruse shkatërrojnë deri në 60-80% të masës tumorale, duke forcuar sistemin imunitar pa dëmtuar organet dhe me efekte anësore minimale. Megjithatë, komuniteti shkencor ndërkombëtar është ende skeptik pasi deri tani, rezultatet pozitive janë parë vetëm në kafshë. Provat e para klinike me njerëz kanë filluar vetëm në qershor 2025, me një grup prej 48 vullnetarësh të moshës 18–75 vjeç. Për të pasur prova të besueshme dhe të publikueshme, kërkohen vite kërkimi dhe testimesh në qindra pacientë. Për më tepër, Rusia prezantoi për herë të parë këtë vaksinë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, një platformë më shumë politike sesa shkencore, duke shmangur një prezantim transparent përpara komunitetit shkencor ndërkombëtar. Presidenti Vuçiç është takuar së fundmi me kryeministrin hungarez Viktor Orban për të diskutuar këtë çështje dhe pritet të marrë pjesë në një samit në Budapest ku do të jetë edhe presidenti rus Vladimir Putin. Për të lehtësuar udhëtimin e Putinit, i cili rrezikon arrestimin në shumë vende për shkak të një urdhri ndërkombëtar, Serbia ka ofruar një korridor të sigurt përmes Turqisë, Mesdheut dhe Malit të Zi.

Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top News- Evropa e zhytur në protesta/ Nga Milano deri në Lisbonë, përshkallëzohen tensionet
18/10 21:41
Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59