Duke filluar nga dita e sotme do të shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal, pjesë e 220 mijë vaksinave, sasia tjetër e të cilave pritet të mbërrijë në fund të këtij muaji. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte mëngjesin e sotëm në Qendrën Shëndetësore nr.10 të kryeqytetit, ku ka inspektuar nga afër nisjen e procesit të vaksinimit për gripin.