Vajzë Fest mbylli siparin e edicionit të dytë. Fshati Vajzë në zemër të Labërisë u kthye në destinacion për mijëra banorë që njohën e prekën nga afër traditën e kulturës dhe u bënë pjesë të festës me këngë e valle polifonike të zonës. Figurat e njohura të historisë që ka nxjerr ky fshat deri tek personalitetet e ditëve të sotme që janë bij të këtij fshati sollën në fshatin e vogël të Vajzës autoritete të artit, kulturës e politikës. kreu I Gjykatës së lartë, Sokol Sadushi, djalë i këtij fshati, është njëri prej organizatorëve Festa e zhvilluar përgjatë tre ditëve u konsiderua nga shumica e pjesëmarrësve si një prej eksperiencave më me vlerë.