Vajzat gjithmonë e më pak po ndjekin arsimin e detyrueshëm. Sipas INSTAT, braktisja e shkollës pas pandemisë është përkeqësuar në vendin tonë. Gjatë vitit 2022 gati 10% e vajzave në moshë shkollore braktisën arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Tregues ky që ka shënuar rritje nga vitit 2014 kur ishte vetën 2%. Sipas institutit të statistikave, niveli i pjesëmarrjes për këtë kategori arsimi; për djemtë është 96.9% kurse për vajzat 90.4%.