Trupi i pajetë i gjetur mes pyjeve të parkut natyror të Uajoming në SHBA, i përket Gaby Petitos, 22 vjecares së zhdukur prej disa javesh rasti i të cilës preku të gjithë vendin. Teksa pritet raporti zyrtar i autopsisë, një mjek ligjor pohoi për mediat lokale se vajza me shumë gjasë është vrarë. Gabriela kishte lënë punën e ishte nisur në një udhëtim së bashku me të fejuarin e saj Brian Laundrie, i cili është zhdukur prej disa ditësh dhe policia po e kërkon “me qiri”.