Këtë vit vaji i ullirit do të kushtojë 100 Lekë më shumë. Fermeri nga fshati Mollas i Elbasanit, Qamil Cerriku thotë se 300 rrënjët e tij të ullirit në këtë sezon do të prodhojnë vaj sa gjysma e vitit të shkuar. 2020 ishte sezoni i artë për fermerët që kultivojnë ulli, Qamili thotë se në pemë më shumë kishte kokrra ulliri se sa gjethe, ndërsa 2021 është kretësisht i kundërt.