Në Mallakastër, fabrikat e vajit po punojnë me kohë të reduktuar, pasi prodhimi i ullirit këtë vit ka rënë ndjeshëm. Shkak nuk janë vetëm kushtet atmosferike, por edhe moskujdesi ndaj ullishtave, pasi shumë fermerë nuk kanë mundur të kryejnë shërbimet bazë për pemët. Kostoja e lartë e plehrave dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë bërë që një pjesë e mirë e parcelave të mbeten pas dore.