Një mjet lundrues skaf është bllokuar ndërsa drejtuesi i tij është ndëshkuar me dy masa administrativ, pasi lundronte brenda zonës së kufizuar për lundrimin e mjeteve lundruese. 49-vjeçari me inicialet J.M nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit, për këtë arsye u shoqërua edhe në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.