Me qindra protestues mbushën mbrëmjen e djeshme rrugët e Tel Avivit pas lajmit se ushtria izraelite kishte vrarë gabimisht tre të rinj të marrë peng nga Hamasi pas masakrës së 7 tetorit. Tre të vrarët u identifikuan si Yotam Haim, 28 vjeç, Samer Al-Talalka 25 vjeç, dhe Alon Shamriz, 26 vjeç.