Ushtria ruse njoftoi për sulme me dronë në bazën më të madhe detare në Detin e Zi dhe në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar nga Moska. Si pasojë e sulmeve, autoritetet kanë deklaruar se është ndaluar përkohësisht qarkullimi në një prej porteve më të mëdha të Rusisë. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më 4 gusht se dy dronët detarë e kanë sulmuar gjatë natës bazën Novorosik në Detin e Zi.