Top Channel/ Ushtria ruse hyn në Dnipropetrovsk: I pari sulm masiv në rajonin industrial!
27/08/2025 11:22

Forcat ukrainase pohuan se ushtria e Moskës ka hyrë në rajonin industrial lindor të Dnipropetrovsk dhe po përpiqet të krijojë bazën e saj atje. "Ky është sulmi i parë në një shkallë kaq të madhe në rajonin e Dnipropetrovsk," i tha BBC-së Viktor Trehubov, nga Grupi Operacional-Strategjik i Trupave të Dnipros, i cili insistoi megjithatë se avancimi i tyre është arritur të frenohet. Rusia vazhdimisht ka treguar gjatë verës se trupat e saj i janë afruar zonës teksa përpiqen të depërtojnë më thellë në territorin ukrainas nga rajoni i Donetskut. Në fillim të qershorit, zyrtarët rusë thanë se një ofensivë kishte filluar në Dnipropetrovsk, ndërsa raportet ukrainase përpiqen t`i minimizojnë deklaratat e Moskës për avancim të ndjeshëm, duke insistuar se ushtria e kësaj të fundit mezi ka shkelur kufirin rajonal. BBC nuk e shikon cështjen të lidhur thjesht me përparime të vogla në terren. Ajo thotë se cdo avancim rus në Dnipropetrovsk do të ishte një goditje e fortë për moralin ukrainas, aq më tepër tani kur përpjekja diplomatike e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës duket se po e humbet hovin që mori fillimisht pas takimit të Presidentit Donald Trump me Vladimir Putinin e Rusisë në Alaskë. Së fundi, llogaritet që trupat ruse të kenë pushtuar tashmë dy fshatra brenda rajonit, Zaporizke dhe Novohryhorivka, edhe pse shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës këtë nuk e pohon. Ushtria ukrainase "vazhdon të kontrollojë" Zaporizke, tha ajo në një deklaratë, dhe "armiqësitë aktive po vazhdojnë gjithashtu në zonën e fshatit Novohryhorivka". Moska nuk ka ngritur publikisht pretendime për Dnipropetrovskin, ndryshe nga Donetsk dhe katër rajonet e tjera lindore të Ukrainës, por ajo nga ana tjetër ka sulmuar qytetet e saj të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin rajonal Dnipro.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00