Ministria e Mbrojtjes ka nisur nga Elbasani fushatën për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e forcave të armatosura. Janë 400 pozicione të lira pranë FA si ushtar apo detar aktiv që presin të rinjtë shqiptarë të cilët kanë dëshirën dhe energjinë të përfaqësojnë vendin e tyre përkrah trupave të NATO-s.