Top Channel/ Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa pjesëve të Rafahut, prag sulmit tokësor
06/05/2024 21:33

Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e dhjetëra mijëra personave në qytetin e Rafahut, tregues se Izraeli është në prag të një sulmi tokësor, të paralajmëruar prej kohësh në këtë pjesë të Rripit të Gazës. Ndërmjetësit ndërkombëtarë thonë se urdhri për evakuim po ndërlikon përpjekjet e tyre për të arritur një armëpushim, në të cilat është përfshirë edhe agjencia amerikane e zbulimit, CIA. Izraeli pretendon se Rafahu është streha e fundit e Hamasit dhe se sulmi në këtë qytet është i domosdoshëm për t’i dhënë goditjen e fundit grupit militant, përgjegjës për sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit. Disa orë pasi ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e 100,000 vetëve në drejtim të një zone humanitare në jug të Rripit të Gazës, tymi nga shpërthimet e shkaktuara nga sulmet ajrore të Izraelit u ngrit mbi qytetin e Rafahut. Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin përmes fletëpalosjeve të hedhura nga ajri, mesazheve telefonike dhe radios dhe njoftoi se ka shtuar ndihmën humanitare në kamp. Sipas Izraelit, mijëra pjesëtarë të Hamasit janë në këtë pjesë të enklavës, si edhe dhjetëra pengje izraelite të rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor. “Ushtria izraelite po përgatitet për përdorim force ndaj organizatave terroriste në zonën ku jetoni. Kushdo që gjendet në këtë zonë do të rrezikojë veten dhe anëtarët e familjes,” thuhet në urdhrin e ushtrisë për evakuim. Pamjet: AFP

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21