Top Channel/ Ushtria izraelite bën ‘kërdinë’, vret 29 palestinezë në Gazë! Orë tmerri për vendasit
04/10/2024 21:45

Ushtria izraelite kreu bombardime në Rripin e Gazës të premten, duke i vrarë së paku 29 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ndërkohë, në jug të Izraelit ranë sirenat për të paralajmëruar rikthimin e sulmeve raketore nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Shkrepja e raketave nga Gaza pas një kohe të gjatë nënkupton se fraksionet militante të udhëhequra nga Hamasi në Gazë, janë ende në gjendje ta sulmojnë Izraelin, pavarësisht luftës tashmë njëvjeçare ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite, e cila i ka rrafshuar me tokën pjesë të mëdha të enklavës. Të premten, ushtria izraelite tha se sirenat ranë në jug të Izraelit për herë të parë pas dy muajve. Në qytetin Gaza në veri të Gazës, zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit mbi një shtëpi vrau të paktën shtatë persona. Katër persona, duke përfshirë dy gra dhe një foshnjë, u vranë në bombardimin e një shtëpie në qytetin jugor të Han Junisit. Të tjerët u vranë në sulme ajrore në disa zona të tjera në këtë enklavë të dendur bregdetare. Banorët thanë se forcat izraelite që operonin në periferi të Zeitunit të qytetit Gaza dhe në Rafah, pranë kufirit jugor me Egjiptin, hodhën në erë grupe shtëpish. Ushtria izraelite thotë se luftëtarët e Hamasit i përdorin si mburojë lagjet e banuara dhe të dendura. Hamasi e mohon këtë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20