Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ka miratuar blerjen e dronëve luftarakë kamikaze për Forcat e Armatosura Gjermane. Kjo është hera e parë që aprovohet për ushtrinë gjermane blerja në shkallë të gjerë e dronëve të tillë, të cilët shpërthejnë direkt mbi objektiv. Fillimisht, sistemet do të merren nga kompanitë gjermane Helsing dhe Stark Defence me vlerë rreth 540 milionë euro.