Top Channel/ Ushtria e Australisë vjen në ishujt Solomon pas dhunës anti-qeveritare
27/11/2021 20:37

Njësi të ushtrisë së Australisë zbritën sot në aeroportin e Honiara për misionin paqeruajtës pas disa ditë dhune anti-qeveritare e anti-vaksina në kryeqytetin e ishujve Solomon. Qetësia dukej se ishte rikthyer sot pas disa ditë dhune e djegiesh kundër masave të Covid-19 dhe varfërisë në vend. Dyqanet e pikat e karburantit nisën të hapeshin sot teksa rezidentët e Honiara vërshuan për të blerë ushqime pas zbutjes së dhunës. "Situata është e tensionuar, nuk ka asgjë të sigurtë," tha banorja Audrey Avao, e cila shqetësohej për furnizimet në dyqane. Ajo që nisi si një protestë e vogël të mërkurën u kthye shpejt në një marshim dhune ku rezidentët iu bashkuan demonstratës anti-qeveritare e kundër vaksinimeve të detyruara. Për tre ditë rresht turmat e zemëruara dogjën e bastisën kryeqytetin duke kërkuar largimin e kryeministrit Manase Sogavare. Ekonomia e varfër e Solomon u rrënua krejtësisht nga gati dy vjet izolim koronavirusi të vendosura nga kryeministri, duke thelluar dëshpërimin e varfërinë e popullatës prej 800,000 vetësh. Sipas llogaritjeve fillestare 56 ndërtesa zyrtare ishin djegur e bastisur në kryeqytet dhe shumë biznese janë dëmtuar.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21