Top Channel/ Ushtria do kryejë deportime masive të emigrantëve të jashtëligjshëm? Trump paralajmëron
19/11/2024 19:26

Presidenti i zgjedhur i SHBA ka konfirmuar sot se me anë të “emergjencës kombëtare” do të dislokojë ushtrinë për deportime masive të emigrantëve të paligjshëm që kanë ardhur në vend gjatë administratës Biden. Në një postim të mëngjesit në rrjetet sociale Trump i përgjigjej “TRUE!!!” (E vërtetë) një komenti të një figure anti-emigracion, Tom Fitton, i cili më herët shkruante se “administrata e re do të përdorë ushtrinë për të kthyer prapa pushtimin e emigrantëve që Biden shkaktoi në SHBA, me anë të një programi depërtimesh masive”. Pas fitores së zgjedhjeve Trump ka thënë se kërkon të mbajë premtimet e tij duke ekzekutuar deportimet masive “që prej ditës së parë të presidencës”. Por, mbetet i paqartë realizimi i atij që ai e ka quajtur “programi më i madh i deportimeve në historinë e SHBA”. Trump është shprehur shpesh se do të përdorë forcën e ushtrisë për të realizuar objektivat e fushatës së tij për të sprapsur politikat destruktive të demokratëve, shumë prej të cilëve kanë refuzuar të bashkëpunojnë me axhendën e tij të deportimeve, shkruan rrjeti The Guardian. Me anë të emërimeve të kabinetit të tij presidenti duket se ka seriozisht me politikat e ndalimit të emigracionit të pakontrolluar, aq sa është quajtur “cari i kufijve” Tom Homan, i zgjedhuri për të drejtuar fushatën e kontrollit të emigracionit. Në postimin ku njoftohej emërimi Trump shkruante se Homan do të “drejtojë deportimin e të huajve ilegalë në vendet e tyre të origjinës”. Rikthehet gjithashtu për një mandat të dytë në detyrë dhe Stephen Miller, një tjetër zyrtar i emigracionit që tashmë duket se i shtohen fuqitë, me postin e këshilltarit të sigurisë së brendshme. Por ekspertët thonë se politikat e deportimeve masive mund të ngrenë sfida logjistike e ligjore, me kosto të shtuara infrastrukture për deportimet.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB