Top Channel/ Ushtari malazez bën shqiponjën dykrenare, nën hetim: “Plasin” reagimet!
03/12/2024 14:26

Një ushtar i ri i Ushtrisë së Malit të Zi, David Gorvokovic, e festoi ditën Ditën e Flamurit të Shqipërisë, më 28 Nëntor, me ushtarë shqiptarë. Ushtari, që është aktualisht pjesë e një misioni të NATO-s në Bullgari, është fotografuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në Mal të Zi. Lajmin e raportoi gazeta malazeze “Vijesti” me titullin: “Pjesëtari i Ushtrisë së Malit të Zi bën ‘shqiponjën dykrenare’”. Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, konfirmoi për “Vijesti” se informacionet janë të sakta dhe se po kryhet një hetim për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti. Ai foli po ashtu edhe për një incident tjetër që përfshin dy ushtarë malazezë të arrestuar në Kosovë. Ata u ndaluan në Deçan pasi në automjetin e tyre ishte shkruar “Kosova është Serbi”. Ministri nënvizoi se autoritetet do të veprojnë në përputhje me ligjin për të trajtuar këto situata. Për dy të ndaluarit, Gjykata Themelore në Pejë vendosi një muaj paraburgim . Prokurori atje i akuzoi ata për veprën penale "nxitje të urrejtjes”. Shkrimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, autoritetet kosovare i trajtojnë si provokim. Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.

Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27