Inflacioni pësoi një rënie të lehtë për muajin qershor. Ndërsa çmimet e naftës kanë rënë me 20% nga viti i kaluar, nxitësi kryesor i inflacionit mbi objektivin e bankës së Shqipërisë janë çmimet e ushqimeve. Për nënprodukte si zarzavatet dhe frutat rritja është deri në dyshifrore, duke rënduar buxhetet e familjeve shqiptare.