Sipas Instat-it, inflacioni në Shqipëri aktualisht po ndikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Nëse një vit më parë shkaktohej nga çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, tani vjen si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm. “Nuk arrijmë dot, me pensionet nuk arrijmë dot t’i blejmë. Djathi ka shkuar 12 mijë lekë, mishi 12 mijë… peshkun jo e jo”, shprehet një pensioniste.