Top Channel/ Ushqimet e përpunuara dëmtojnë kujtesën? Humbje e fillit logjik dhe mungesë orientimi!
17/12/2022 14:55

400-500 kalori në ditë të marra në formën e ushqimeve fast food mjaftojnë për të shtuar rrezikun e harresës, mungesës së orientimit apo të humbjes së fillit logjik, thonë hartuesit e një studimi të publikuar në revistën shkencore "JAMA Neurology”. Sipas tyre, kaloritë e marra nga një hamburger, një gjysmë pice e ngrirë, apo ushqimet e konservuara si patatinat apo ëmbëlsirat e ndryshme, mjaftojnë për të shtuar rrezikun e dëmtimit të aftësive konjitive duke çuar në harresë apo paaftësi për të përfunduar fjalitë. Studimi u krye në një periudhe 8-vjeçare. Në të morën pjesë gati 10.800 burra dhe gra në Brazil dhe përfundimi ishte se përsonat që konsumojnë më shumë ushqime të gatshme apo të ngrira, preken 28% më shumë nga humbja e aftësive konjitive, krahasuar me njerëzit që i konsumojnë shumë rrallë këto ushqime, thote DW. Dy rezultojnë vendet më të prekura nga ky fenomen: Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ku njerëzit konsumojnë më shumë se 50% ushqime të përpunuara në ditë. Ekspertët për cdo rast pohojnë se këto janë të dhëna vëzhguese, pra nuk ka prova shkakësore. Studiuesit dinë mjaftueshëm për ndikimin negativ që kanë ushqimet fast food dhe ato të konservuara në shëndetin e njerëzve. Por është e vështirë të thuhet nëse këto ushqime janë më të dëmshme se ato me shumë yndyrë, kripë dhe sheqer.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23