Nëse çmimet e orizit, miellit, vajit e sheqerit shtrenjtohen në tregjet e huaja, edhe Bordi i Transparencës do t’i rrisë më tej ato. Kështu deklaruan përfaqësuesit e Ministrisë së Financave sipas të cilëve ashtu si për karburantet, edhe reagimet e bordit të çmimeve të shportës do t’i ‘nënshtrohen’ këtyre luhatjeve , ndërsa nuk dhanë detaje se për sa kohë do të mbeten në fuqi çmimet tavan të fiksuara për këto katër produkte.