Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shtruar mbrëmjen e sotme një iftar për të gjithë besimtarët myslimanë, pjesë e së cilit ishin edhe figura të njohura publike politikanë, artisë e gazetarë. Rama ka cituar pjesë nga Kurani të cilat mund të kenë edhe një nënkuptim në lidhje me jetën politike, ku theksoi se edhe armiku më i madh mund të bëhet miku më i mirë. Ai e përmbylli fjalimin e tij duke i uruar agjërim të lehët të gjithë besimtarëve, ndërsa për ët tjerët tha që uron të gjejnë forcë për vetëpërmbajtje dhe mirëkuptim mes njëri tjetrit.