Presidenti Bajram Begaj vizitoi kishen e Shna Ndoit nga ku përcolli urimin se “e ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri”. Më pas, Kreu i Shtetit zhvilloi vizita të veçanta në Qendrën Sinodike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.