Top Channel/ Urdhri i Trump, cilat janë kriteret. Si përfitohen fondet pas 90 ditësh pezullim
29/01/2025 23:07

Zbardhet urdhri i plotë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ngrirjen e fondeve për vendet e huaja, që prek edhe Shqipërinë. Urdhri, i publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, mban datën 20 janar, ditën kur Donald Trump u betua si President i SHBA. “Industria dhe burokracia e ndihmës së huaj të Shteteve të Bashkuara nuk janë të lidhura me interesat amerikane dhe në shumë raste janë të kundërta me vlerat amerikane, që shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore. Të gjithë drejtorët e departamenteve dhe agjencive përgjegjëse për programet e ndihmës së zhvillimit të huaj të Shteteve të Bashkuara duhet të ndalojnë menjëherë detyrimet dhe shpërndarjet e fondeve të ndihmës së zhvillimit për vendet e huaja”. Sipas urdhrit të lëshuar nga Trump, pas 90 ditësh, nëse një program është vlerësuar pozitivisht dhe është në përputhje me politikën e jashtme të SHBA-së, mund të rinisë financimi i tij. “Drejtorët e departamenteve dhe agjencive përgjegjëse do të bëjnë përcaktimet brenda 90 ditëve nga ky urdhër nëse do të vazhdojnë, modifikojnë, ose ndalojnë secilin program të ndihmës së huaj. Detyrimet dhe shpërndarjet e fondeve të ndihmës së zhvillimit të huaj mund të rinisin për një program para përfundimit të periudhës 90-ditore nëse është kryer një rishikim, dhe Sekretari i Shtetit ose i dërguari i tij, në konsultim me Drejtorin e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, vendosin të vazhdojnë programin në të njëjtën formë ose të modifikuar”. Kjo procedurë pritet të ndiqet edhe për Shqipërinë, ku ndihma për institucionet dhe programet e caktuara mund të rifillojë, nëse ato vlerësohen në përputhje me interesat dhe politikat e Shteteve të Bashkuara.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50