Ka zgjatur vetëm disa orë ndalimi i “Tik Tok” në Shtetet e Bashkuara. Platforma e njohur kineze njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do e rikthente qasjen në këtë aplikacion në Shtetet e Bashkuara, kur të merrte detyrën të hënën. Deklarata u bë pasi përdoruesit amerikanë njoftuan se ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit të aplikacionit në pronësi kineze. Megjithatë, vetë aplikacioni ‘TikTok’ nuk dukej se mund të përdorej menjëherë.