Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar që zhvillohet në vend “me marrëveshje reciproke”. Takimi i vendeve të BRICS, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, do të mbahet në Johannesburg në fund të muajit të ardhshëm.