Top Channel/ Uragani mori përpara çdo gjë, banorët e Floridës rikthehen në shtëpitë e përmbytura
12/10/2024 22:08

Banorët e Floridës po kthehen në shtëpitë e tyre pas evakuimit prej uraganin Milton. Trafiku bllokoi një prej autostradave kryesore si dhe rrugë të tjera që të çojnë drejt bregdetit. Autoritetet thanë se Milton ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave. Sipas zyrtarëve numri i viktimave mund të kishte qenë edhe më i madh nëse nuk do të kishte patur evakuime në masë. Panorama e freskët e shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Helene, që goditi vetëm dy javë më parë, ka shërbyer ndoshta sipas zyrtarëve, që shumë njerëz të largohen nga zonat në rrezik. “Helene ka të ngjarë të ketë shërbyer si kujtesë e qartë se sa në rrezik janë zona të caktuara ndaj stuhive, veçanërisht rajonet bregdetare” tha Craig Fugate, i cili ka shërbyer si administrator për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave nën Presidentin Barack Obama. “Kur njerëzit shohin drejtpërdrejt se çfarë mund të ndodhë, veçanërisht në zonat fqinje, kjo mund të shërbejë që të ndryshojnë mendim rreth asaj që duhet të bëjnë”, tha ai. Në qytetin bregdetar të Punta Gorda-s, kryebashkiaku Lynne Matthews tha se autoriteteve iu desh të shpëtonin vetëm tre persona nga përmbytjet, krahasuar me 121 të tillë, kur goditi Helene. “Shumë njerëz iu bindën urdhrave për evakuim” tha zoti Matthews në një konferencë për shtypin të premten, duke vënë në dukje se autoritetet lokale u siguruan që banorët t’i dëgjonin. Që nga e premtja në mbrëmje, numri i personave pa energji elektrike në Florida llogaritej në 1.9 milionë, ndërkohp 260,000 banorëve të Shën Petersburgut iu kërkua të ziejnë ujin përpara se ta përdorin, të paktën deri të hënën. Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi njerëzit që të jenë vigjilentë, duke përmendur kërcënimet e vazhdueshme që mund të vijnë nga shtyllat e rrëzuara elektrike apo mes godinash të përmbytura që mund të fshehin objekte të rrezikshme. “Ndodhemi aktualisht në atë periudhë kur fatalitetet janë të parandalueshme”, tha zoti DeSantis të premten. “Duhet të marrësh vendimet e duhura dhe të dish rreziqet që të kanosen”, shtoi ai.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04