Të paktën 43 të vdekur, dëme masive e miliona vetë pa energji elektrike: Ky është deri tani bilanci i furisë së uraganit Helene që ka gjunjëzuar juglindjen e Shteteve të Bashkuara. Me gomone, helikopterë e makina: ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po bëjnë cështë e mundur për të shpëtuar njerëzit nga vërshimet, e ndër të evakuarit e fundit ishin 50 punonjës e pacientë të bllokuar në catinë e një spitali të përmbytur në Tennessee.